Home AKTUALE BE-ja nuk e di datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

BE-ja nuk e di datën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

120
0
SHARE

Bashkimi Evropian nuk ka asnjë informacion se kur mund të vazhdojë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kështu të paktën kanë bërë të ditur burime të agjencisë së lajmeve BETA brenda Komisionit Evropian.

Zyrtarët e KE-së kanë thënë se “ka kontakte” mes Brukselit, Prishtinës dhe Beogradit, por që nuk dihet se kur do të fillojë raundi i ri i dialogut, transmeton lajmi.net

Presidenti serb, Vuçiq sot gjatë ditës deklaroi se para vazhdimit të dialogut do të duhet të niste formimi i Asociacionit.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj më 17 nëntor do të udhëtojë për në Bruksel për një takim ku do të diskutohet për MSA-në ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Se ende nuk dihet data e vazhdimit të dialogu, ditë më parë bëri të ditur edhe zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq.