Home AKTUALE Bëhuni gati ju veteranë të UÇK-së, me këtë datë bëhet

Bëhuni gati ju veteranë të UÇK-së, me këtë datë bëhet

320
0
SHARE

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot me kryetarë të degëve, thotë se ka diskutuar rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës dhe pas shumë diskutimeve kanë marrë disa vendime.
Ata kanë vendosur që të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet.

“Të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:00 para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masivisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kanë ftuar institucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre, sepse theksojnë se janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit.