Home AKTUALE Lajm i dhimbshëm! Vdiq Florenci 23 vjeçar, babi ‘kukatë’ në spital –...

Lajm i dhimbshëm! Vdiq Florenci 23 vjeçar, babi ‘kukatë’ në spital – Vaj e britma mbi trupin e tij!

509
0
SHARE

Ka ndërruar jetë 23-vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiraj, i cili u masakrua para disa ditësh në një burg në Marsejë.

I riu mbahej në jetë përmes aparaturave, ndërsa ditën e sotme mësohet se ai ka pushuar së jetuari.

Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt, duke përfunduar në gjendje të rëndë. Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja.

Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë. E motra e tij që jeton prej disa vitesh në Mal të Zi, tha se i vëllai e ka marrë në telefon për t’i thënë se është ndaluar për shkak të mungesës së dokumentave dhe se në burg rrethohej nga njerëz të rrezikshëm.

Sipas të motrës, askush nuk i ka dhënë sqarime për ngjarjen, ndërsa zyrtarisht nga ambasada shqiptare i është thënë se i riu është vetëvarur me litar.