Home SHËNDETI Pastroni zorrën e trashë me 3 përbërës: Mollë, xhenxhefil dhe limon. Heqin...

Pastroni zorrën e trashë me 3 përbërës: Mollë, xhenxhefil dhe limon. Heqin kile dhe toksina nga trupi juaj

317
0
SHARE

Zorra e trashë është organi përgjegjës për eliminimin e të gjitha mbeturinave që trupi nuk ka nevojë. Pra, mbajtja e zorrës së trashë të shëndetshme është shumë e rëndësishme në mënyrë që të funksionojë normalisht në nxjerrjen jashtë të toksinave.

Nëse funksionimi i zorrës së trashë nuk është në kushte optimale, mund të grumbullohen toksina të dëmshme që mund të shkaktojnë probleme në traktin e tretjes, si kapsllëku, sindromi i zorrëve të irrituara, si dhe probleme të tjera me tretjen. Për të mbajtur zorrën e trashë të pastër nga toksinat dhe për të lehtësuar problemet e tretjes, nevojitet një detoksifikim i saj , që fare lehtë mund të bëhet edhe në shtëpi. Mjafton të pini këtë lëng detoksifikues.

Përbërësit:
½ filxhan me lëng molle
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji lëng xhenxhefil
½ lugë çaji kripë
½ filxhan ujë të nxehtë

Përgatitja:
Hidhni ujin në një enë dhe vendoseni në zjarr të vlojë. Largojeni më pas nga zjarri dhe hidheni në një gotë. Shtoni në të kripën dhe përziejini. Më pas hidhni lëngun e mollës, xhenxhefilin dhe lëngun e mollës dhë përziejini të gjithë përbërësit mirë. Përdoreni këtë pije 3 herë në ditë: në mëngjes me stomakun bosh, në mesditë para vaktit të ngrënies dhe sërish në mesditë pasi ka kaluar pak nga koha që keni marrë dozën e dytë. Bëjeni këtë për 1 ditë ose 1 javë.

Shënim: Mos e përdorni këtë lëng nëse jeni me diabet. Konsultohuni me mjekun nëse jeni shtatzënë, vuani nga ndonjë sëmundje ose jeni alergjikë nga përdorimi i ilaçeve. shije.al