Home SPORTI Plot 11 vite nga goli i fundit i ‘Fenomenit’ Ronlado

Plot 11 vite nga goli i fundit i ‘Fenomenit’ Ronlado

108
0
SHARE

Sot janë bërë gjithsej 11 vite që ish futbollisti Ronaldo e shënoi golin e fundit në La Liga.

Këtë e bëri të ditur vetë La Liga në rrjetin social ‘Twitter’ përmes një postimi, duke e kujtuar atë moment kur futbollisti i njohur me nofkën ‘Fenomeni’ e shënoi atë gol.

Ronaldo në atë kohë mbante të veshur fanelën e Real Madrid dhe këtë gol të fundit ai e shënoi kundër Athletico Bilbaos.

Ronaldo Luís Nazário de Lima, fitoi tre herë FIFA lojtari i vitit në vitet 1996, 1997 dhe 2002, dhe Topin e Artë dy herë, në 1997 dhe 2002, si dhe Futbollisti UEFA i Vitit në 1998.

Ish futbollisti brazilian u bashkua me skuadrën e Realit në vitin 2002 dhe luajti aty deri në vitin 2006.

Ky është goli i fundit që ai e shënoi me këtë fanellë: