Home KURIOZITETE Serbi blen shqiptaren për nuse

Serbi blen shqiptaren për nuse

152
0
SHARE

Dyshohet se “dhëndri” serb është mashtruar në këtë rast, ku edhe ka paguar një shumë prej 1500 euro me qëllim martesën me vajzën shqiptare, e cila pas pak orësh ka lënë shtëpinë e personit në fjalë.

Siç është bërë e ditur, Prokuroria Kryesore e qytetit Prokuplje i ka dërguar një kërkesë gjykatës shqiptare për ndihmë në mbledhjen e të dhënave për “grupin e martesave”.

Sipas kurir.rs, dyshohet se prapa këtyre mashtrimeve qëndron një grup, i cili lidh martesa me Shqipërinë dhe se ky është vetëm një nga rastet e shumta që ndodhin në Serbi.

Përmes një telefonate, personi që ka qenë i martuar është kontaktuar nga gazetarët e kurir.rs ku ka pohuar se ekziston një grup i tillë, duke treguar edhe shumën e pagesës prej 1500 eurove “unë kam paguar 1500 euro për martesën, mua më kanë thënë se do ta sjellim vajzën për martesë”.

Vajza nga Shqipëria, e cila ka ikur nga shtëpia e serbit gjatë natës dhe që nuk ka kaluar as edhe natën e parë të çiftit, nuk dihet se ku gjendet për momentin.

Mediat serbe shkruajnë se ky nuk është rasti i parë që ndodhin martesa kundrejt pagesës.

Situata të ngjashme ka edhe në Kurshumli dhe qytete tjera. Shumë vajza nga zonat e thella shqiptare janë “blerë” në Serbi për një shumë nga 1000 deri në 4500 euro shkruajnë mediet serbe.