Home AKTUALE Vdes ministri i Qeverisë, ja ku u gjet i vdekur

Vdes ministri i Qeverisë, ja ku u gjet i vdekur

142
0
SHARE

Ministri i Qeverisë së Uellsit, Carl Sargeant, është gjetur i vdekur, disa ditë pasi u raportua se një numër grash e kanë akuzuar atë për sjellje të pahijshme.

Sargeant është shkarkuar të premten nga posti i tij si sekretar për komunitete dhe fëmijë në kabinetin e Uellsit, pasi dolën në dritë akuzat ndaj tij, të cilat, siç ka bërë të ditur më vonë kryeministri uellsian, kanë qenë në lidhje me një numër incidentesh në raport me gra.

Sargeant, i cili ishte i martuar, dhe baba i dy fëmijëve, mësohet të ketë vrarë veten. Policia në veri të Uellsit ka thënë të martën se vdekja e tij nuk po cilësohet e dyshimtë, raporton The Guardian.

Jeremy Corbyn, udhëheqës i Partisë Laburiste në Britani, e ka përshkruar lajmin për vdekjen e tij “të tmerrshëm dhe tejet tronditës”.

Ndërkaq, Parlamenti i Uellsit i ka pezulluar të gjitha akvitetet e tij të martën, për nder të Sargeantit.